SBAShK, e shtuna ditë e humbur e mësimit

SBAShK, e shtuna ditë e humbur e mësimit

Përmes një njoftimi për media Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës ka njoftuar se dita e shtunë, sipas tyre është ditë e humbur e mësimit.


“MAShTI  mund të jap shifra e deklarime, por realiteti në terren flet se në 70 % të institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët këtë të shtunë nuk është mbajtur fare mësimi, kurse në pjesën tjetër numri i nxënësve ishte tepër i vogël dhe prandaj edhe aty  nuk mund të thuhet se ka pasur proces mësimor. Kjo është vlerësuar në takimin e jashtëzakonshëm që SBASHK-u ka mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal të cilët kanë raportuar lidhur me gjendjen e sotme në komunat e tyre”, thuhet në komunikatë.

SBAShK-u po ashtu ka theksuar se, në vend se të vazhdojë me presionet e me dërgimin e inspektorëve nëpër shkolla, MAShTI duhet të mendoj pa ngarkesa dhe që në fillim të javës që po vjen të mbaj takim urgjent me përfaqësues të Asociacionit të Komunave, të Kolegjiumit të DKA-ve, të Këshillit të Prindërve dhe të SBASHK-ut për të bërë  përpjekje të përbashkëta dhe për të arritur marrëveshje të pranueshme lidhur me orët e humbura në grevë. Nëse nuk veprohet kështu , atëherë do të kemi  situatë të njëjtë edhe në të shtunat tjera e aq më shumë edhe në ditët e rregullta të punës procesi mësimor  nuk do të ketë rrjedhë të mbarë nga debatet që do të zhvillohen  lidhur me çështjen e orëve e ditëve të humbura në grevë.

Lexo edhe

Video