SBASHK: DKA-të nuk po i njoftojnë mësimdhënësit e sëmurë që janë liruar nga procesi mësimor

SBASHK: DKA-të nuk po i njoftojnë mësimdhënësit e sëmurë që janë liruar nga procesi mësimor

SBASHK po i kërkon Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë që të mos insistojë në zbatimin e E-shkollorit meqë sipas tyre ky vit është i vështirë dhe mësimdhënësit janë mjaft të angazhuar.

“SBASHK-u duke pasur shumë ankesa nga kolegët tanë nga kryeqyteti  i drejtohet edhe një herë, DKA-së në Prishtinë, që mos të insistojë në zbatimin e E- shkollorit  sepse edhe ashtu, është ky vit i vështirë shkollor dhe mësimdhënësit kanë mjaft angazhime në përpjekjet për të realizuar si duhet procesin edukativ e arsimor në kohën kur edhe orët mësimore janë shkurtuar dhe angazhim kyç i mësuesit le të jetë procesi mësimor dhe përpjekja që nxënësit  të arrijnë  njohuri të reja”, thuhet në reagimin e SBASHK.

Megjithëse, SBASHK tregon për takimet që ka mbajtur me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj

“SBASHK-u në bashkëbisedat e vazhdueshme me Ministrin Likaj janë pajtuar që duhet bërë zgjidhje për punëtorët e arsimit të sëmurë rëndë në mënyrë që ata mos të angazhohen në procesin mësimor, por të zëvendësohen me kuadro të tjera për këtë vit shkollor dhe që të sigurohet buxhet shtesë për norma shtesë, ngase natyra e punës në këto kushte pandemie do të bëj që një numër mësimdhënësish të jenë të ngarkuar  me  më shumë orë pune krahasuar me normat që i kanë të përcaktuara  me Ligj dhe me Kontratën Kolektive të  arsimit të Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media nga SBASHK.


Por edhe pse MSH ka ndarë buxhetin për pagesën e mësimdhënësve të sëmurë, SBASHK thotë se DKA-të dhe drejtoritë e shkollave nuk kanë duke i trajtuar këto cështje me personelin arsimore dhe se nuk janë njoftuar se ata janë liruar nga procesi mësimor.

“Ministri Likaj ka ngritur këto çështje edhe në Qeveri  dhe e përgëzojmë që ka arritur të bëj zgjidhje duke siguruar buxhet për t’u dhënë paga kolegëve tanë të sëmurë rëndë dhe për 1000 gjysmënorma  për kolegët  që do të angazhohen me orar shtesë të punës. Mirëpo informacionet nga terreni  flasin se DKA-të dhe drejtoritë e shkollave nuk janë  duke i trajtuar këto çështje me personelin arsimor  dhe se kolegët tanë të sëmurë, krahas stresit nga sëmundja, janë vënë në siklet sepse  nuk u është  komunikuar me vendime se janë të  liruar nga procesi mësimor dhe se do të marrin pagën deri në një vendim tjetër. Po ashtu drejtoritë e shkollave dhe DKA-të duhet të komunikojnë me personelin arsimor dhe t’ua bëjnë me dije se për angazhime shtesë do të kompensohen dhe për këtë edhe t’u lëshohen vendime. Një komunikim i tillë duhet bërë edhe me psikologët, pedagogët e personelin tekniko-ndihmës sepse edhe për këto profile MASH-i ka arritur të sigurojë  mbështetje buxhetore për norma shtesë”, potencohet në komunikatë.

Po ashtu SBASHK ka kërkuar që edhe matjen e temperaturës së nxënësve mos të bëhet nga mësimdhënësit meqë kjo ndikon në vonesat për procesin mësimor.

“Kundërshtimi i SBASHK-ut që matjen e temperaturës së nxënësve mos ta bëjnë mësimdhënësit po tregohet i drejtë ngase informacionet nga shkollat tregojnë se kjo po ndikon që të ketë vonesa në procesin mësimor dhe se kjo do të komplikohet edhe më kur nga 21 shtatori pritet të kthehen në shkollë edhe nivelet tjera arsimore dhe kur së shpejti do të përkeqësohen edhe kushtet klimatike. Janë prindërit ata që kanë nënshkruar deklaratën për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe është detyrë e tyre që të përcjellin shëndetin e fëmijëve të tyre dhe nëse ka ndonjë simptomë mos ta nisin për në shkollë, por të këshillohen me personelin shëndetësor”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

error: