Sazan Ibrahimi akuzon nivelin qendror për injorim të kërkesave të komunave
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Themelimi i grantit të katërt, amendamentimi i Ligjit për prokurimin publik, menaxhimi me kontratat kolektive, eliminimi i burokracisë për themelimin e ndërmarrjeve publike lokale janë disa nga çështjet që komunat kërkojnë zgjidhje nga niveli qendror tash e dy vjet, por të cilat vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër.

Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi teksa potencon se shumica absolute e kryetarëve të komunave janë ankuar se niveli qendror nuk është duke i përkrahur në mënyrë të  sinqertë.

Ndër sfidat kryesore, Ibrahimi përmend kontratat kolektive të cilat po zbatohen padrejtësisht në kurriz të komunave, duke u kushtuar atyre me miliona euro.  Ai potencon se këtë vit 22 komuna do të kenë mangësi në mjetet financiare për investime të reja kapitale.

Ibrahimi thotë se vonesat në bartjen e të hyrave vetanake po u kushton komunave në raportin e auditorit dhe grandin e skemës së performancës. Ai potencon se shumica e kryetarëve këto vonesa po i konsiderojnë si politike.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës thotë se është duke u hartuar një udhëzim administrativ, me të cilin niveli qendror do të tentojë t’i marrë hapësirat e komunave. Për këtë udhëzim administrativ, Ibrahimi thotë se nuk ka bazë ligjore.

Ai tregon se komunat janë në proces të hartimit të buxhetit komunal për 2025, për çka thotë se pritet deri në fund të korrikut apo fillim të gushtit t’i pranojnë limitet buxhetore të shpenzimeve. Lidhur me këtë, Ibrahimi thotë se komunat nuk janë të kënaqura, pasi do të ketë shkurtime në personelin arsimor dhe atë shëndetësor. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024