Sassuolo e shokon Milanin në “San Siro”

Sassuolo e shokon Milanin në “San Siro”

Duket se fitorja e mundimshme në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit i ka lodhur shumë fizikisht dhe psiqikisht futbollistët e Milanit.

Skuadra e Stefano Piolit ka pësuar një disfatë të hidhur në Serie-A duke u mposhtur nga Sassuolo me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të të këtij kampionati, transmeton KosovaPress.


“Rossonerë5t” e nisën shumë mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 21’ me golin e Alessio Romangolit, por mysafirët e përmbysën shumë shpejtë rezultatin duke iu falënderuar golit të Scamacas në minutën e 24’ dhe autogolit të Simon Kjaer në minutën e 33’.

Në pjesën e dytë Milani provoi të shënonte golin e barazimit, por mori një goditje përfundimtarë në minutën e 66’ kur Doenico Berardi shënoi për 3-1.

Kjo disfatë e lë Milanin në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka edhe Napoli në vendin e parë po që kanë një ndeshje më pak, kurse i treti është Interi me 31 pikë.

Lexo edhe

Video

error: