Sanksionet amerikane ndaj Veselinoviq e Radojçiq, vjen reagimi i Kurtit

Sanksionet amerikane ndaj Veselinoviq e Radojçiq, vjen reagimi i Kurtit

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur shumë të mirëseardhur vendimin e SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Zvonko Veselinoviq dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veri është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve.


“Vendimi i sotëm i SHBA-së vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë”, shkruan Kurti.

Ai ka thënë se krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare dhe se Qeveria e Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lexo edhe

Video