Sandra Bullock tërhiqet nga aktrimi

Sandra Bullock tërhiqet nga aktrimi

Sandra Bullock njoftoi tërheqjen e saj nga aktrimi në një intervistë për Hollywood Reporter.

“Jam djegur plotësisht. Jam shumë e lodhur sa nuk jam në gjendje të marr vendime të shëndetshme, të zgjuara dhe jam e vetëdijshme për këtë”, tha aktorja.

Ajo thotë se i pëlqen ideja për të krijuar orarin e saj dhe se dëshiron ta bëjë atë ekskluzivisht për vete.


Aktorja, e cila në karrierën e saj 30-vjeçare ka realizuar rreth 50 filma, shprehet se është mirënjohëse për suksesin e arritur, por se ka qenë gjithmonë e shqetësuar për ndikimin e tij në jetën private.

“Unë kam qenë gjithmonë duke punuar, kështu që kam qenë me fat. Dhe kuptova se puna u bë paterica ime. Ishte si të hapja vazhdimisht frigoriferin dhe të kërkoja diçka që nuk ishte kurrë aty. I thashë vetes: Mjaft së kërkuari sepse nuk ke më nevojë të provosh veten. Duhet të jesh mirë dhe pa punën që të duhet si konfirmim i suksesit”, ka thënë aktorja.

E pyetur se kur do t’i rikthehej aktrimit, ajo thjesht u përgjigj: “Nuk e di”.

Lexo edhe

Video