Sancho çaktivizon “Instagramin” e tij për shkak të Ten Hag

Sancho çaktivizon “Instagramin” e tij për shkak të Ten Hag

Jadon Sancho e ka çaktivizuar llogarinë e tij në “Instagram”, për shkak të zënkës me Erik ten Hag, gjë kjo që e ka përjashtuar yllin anglez nga të gjitha ambientet e klubit.

Sanchos momentalisht i është ndaluar hyrja në secilin prej ambienteve të skuadrës së parë të United në qendrën stërvitore Carrington, raporton KosovaPress.

Siç bëhet e ditur nga “Daily Mirror”, Sancho aktualisht është duke u stërvitur si dhe duke ngrënë me lojtarët e akademisë së United.


Ten Hag thuhet se e ka bërë të qartë se Sancho duhet të kërkojë falje për komentin se ai po përdoret si arsyeje e rezultateve negative në postimin e tij tashmë të fshirë në “Instagram”, pasi trajneri holandez pretendoi se paraqitjet e tij në stërvitje nuk ishin të duhura.

Mes mosmarrëveshjes me trajnerin e tij, Sancho tani ka çaktivizuar llogarinë e tij në “Instagram”.

Lexo edhe

Video