Sanchez shënon golin e fitores ndaj Paraguait nga korneri (VIDEO)
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi i Kilit, Alexis Sanchez i siguroi fitoren kombëtares së tij me një gol të çuditshëm nga korneri.

34 vjeçari, i cili luan në Francë me Marseille, e fitoi ndeshjen numër 153 me Kilin në miqësoren kundër Paraguait, dhe kjo ishte një fitore për tu mbajtur mend për Sanchez, raporton KosovaPress.

Pasi shënoi golin e parë personal në minutën e 76’ për ta barazuar rezultatin në 2:2, ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester United shënoi përsëri, kësaj radhe nga korneri në kohën shtesë.

Sanchez dukej se do të harkonte topin në zonë, por disi topi përfundoi në portë pas një gabimi fatal nga portieri i Paraguait, Antony Silva.

Siç shihet në video, Silva tentoi që të kapte topin, por që dështoi qartazi.

Golin e Sanchez e gjeni më poshtë.

(1) CHV Noticias on Twitter: "#LaRojaXCHV | ¡Lo tuvo Aravena! El Monito saca un zurdazo que es bien contenido por Silva ?? 2-2 ?? ⌚️ 90' ? Minuto a minuto https://t.co/KagSog7vUz ?En vivo https://t.co/rRO6YeWzQP ? PlutoTV https://t.co/UiLsCfqFGe https://t.co/GX6OKqEh93" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024