Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, Xhaçka: Mundësi për t’iu treguar udhëheqësve mikpritjen shqiptare

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, Xhaçka: Mundësi për t’iu treguar udhëheqësve mikpritjen shqiptare

Samiti i nivelit të lartë i 6 dhjetorit që do të mbahet mes vendeve të Ballkanit dhe bashkimit Evropian në Tiranë vijon të jetë mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës.

Nëse për opozitën, prezenca e liderve të BE-së në Tiranë është një mundësi e mirë për të denoncuar lidhjet e krimit me mazhorancën dhe qeverinë, Ministrja për Evropën dhe punët e jashtme, Olta Xhaçka nga Bukureshti e konsideroi si mundësi të mirë samitin e BE-së që do të mbahet në tiranë më 6 dhjetor.

“Unë do të thosha se pritshmëritë për samitin janë të dyfishta: së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset përkatëse integruese evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht pas Konferencave të para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik 2022”, tha ajo, shkruan Oranews


Gjithashtu, ministrja Xhaçka deklaroi se Samiti do duhet të shërbejë si mundësi integruese duke nisur nga cështjet e politikës së jashtme e duke vijuar nga bashkëpunimi me energjinë, dixhitalizimin e etja.

“Së dyti, Samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektorë të veçanta si: energjia, transporti, punët e brendshme, dixhitalizimi etj”, u shpreh ajo.

Teksa mbahet ministrali i vendeve aleate të NATO-s, Xhaçka përmendi që do të jetë një mundësi e mirë për t’u treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur.

Lexo edhe

Video