Samiti BE-Ballkan Perëndimor, liderët mblidhen në Tiranë

Samiti BE-Ballkan Perëndimor, liderët mblidhen në Tiranë

Tirana do të presë sot (e martë) liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, për samitin BE – Ballkani Perëndimor.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Ndryshe, kryeministri Edi Rama ka thënë të hënën se gjithçka është gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri.

Ndërsa Policia e Shqipërisë, ka bërë të ditur se do të ketë kufizim të qarkullimit në disa akse rrugore.

Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.


Agjenda:

10:15 – Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare

11:00 – Shkëmbim pikëpamjesh

11:45 – Foto familjare

12:15 – Seancë plenare dhe drekë pune

14:30 – Konferencë për shtyp.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.