Samedin Mehmeti takohet më shefin e policisë së Gabonit

Samedin Mehmeti takohet më shefin e policisë së Gabonit

Në kuadër të panairit “Eurosatory 2022”, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti është takuar me shefin e Policisë së Gabonit, Serge Ngoma, me të cilin ka diskutuar mbi avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore dhe shkëmbimin e informacioneve në interes të sigurisë së përgjithshme.


Të dy palët u pajtuan për avancim të bashkëpunimit në sfera të ndryshme, në shkëmbimin e eksperiencave dhe ofrimin e trajnimeve të ndërsjella.

“Eurosatory 2022” i cili mbahet nga 13-17 qershor në Paris, është panairi më i madh botëror i forcave tokësore dhe ajrore në fushën e mbrojtjes e sigurisë.

Lexo edhe

Video