Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Salijeviq: Ka shenja përmirësimi dhe shpresë për një jetë më të mirë për romët në Kosovë

Salijeviq: Ka shenja përmirësimi dhe shpresë për një jetë më të mirë për romët në Kosovë

Nëse bëhet një analizë krahasuar me vitet e mëparshme, ka një përmirësim dhe shpresë për një jetë më të mirë për romët në Kosovë, megjithatë, “lufta” është ende përpara, kështu thotë për KosovaPress, Gazmend Salijeviq, zëvendësministri i sapoemëruar për Komunitete dhe Kthim i cili është edhe përfaqësues i Iniciativës Rome.

Në intervistën e tij të parë pas marrjes së detyrës, Salijeviq tha në Ditën Botërore të Romëve se anëtarët e komunitetit të tij në të gjithë Evropën, Ballkanin dhe Kosovën vazhduan të luftonin për qëllimet e vendosura gjysmë shekulli më parë në një kongres të përgjithshëm të mbajtur më 1971, për përmirësimin e pozitës së romëve në shoqëri në të gjithë botën.

Ai thekson se jeta e romëve në Kosovë është përmirësuar në segmentin e arsimit, por se ende duhet të punohet shumë për të përmirësuar cilësinë e jetesës së këtij komuniteti.

“Brenda komunitetit rom, ka një progres që kemi një numër më të madh studentësh si në universitetet shtetërore ashtu edhe në ato private, që është një hap pozitiv. Ne ende kemi problem me fëmijët që lënë shkollën herët për shkak të problemeve socio-ekonomike, duke mos e përfunduar arsimin e mesëm ose arsimin fillor. Ky problem ende është prezent, mirëpo kur e analizojmë këtë, dhe e vendosim në peshore, lirisht mund të themi se është një ndryshim pozitiv në sferën e arsimit “, tha Salijeviq.


Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim thotë se ajo që nuk ka ndryshuar gjatë gjithë këtyre viteve janë problemet e infrastrukturës në vendbanimet rome, të cilat janë kryesisht në zona rurale, ku iu mungon uji, kanalizimi dhe infrastruktura tjetër mbështetëse.

“Përveç luftës për një jetë më të mirë për ju dhe bashkëkombësit tuaj, në një moment të caktuar ju e kuptoni se jeta politike ose ku bëhen politikat, është e rëndësishme të merrni pjesë në vendimmarrje. Dhe kështu, dita ditës, romët në Kosovë, rajon dhe në Evropë po përpiqen që të përfshihen dhe të luftojnë për një standard më të mirë të romëve përmes programeve dhe projekteve të ndryshme politike. Sot, ju madje keni përfaqësues të romëve në Parlamentin Evropian”, tha ai.

Salijeviq premton të punojë dhe të avokojë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se cilit komunitet i përkasin.

Ai beson se në partneritet me institucionet qendrore, ndërsa mesazhi i tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve është që të ruhet shëndeti i tyre dhe i familjeve të tyre gjatë pandemisë COVID-19.

Lexo edhe

Video

error: