Salih Mustafa lëshon sallën, seanca shkon në pauzë

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa ka hequr dorë nga prania e tij në  vazhdimin e seancës ku po mbahet gjykimi ndaj tij.

Pas kësaj trupi gjykues ka kërkuar pauzë ndërsa vendimi i trupit gjykues erdhi pasi mbrojtja e viktimave e ka kundërshtuar mungesën e Mustafës në seancë.

Mbrojtësja e viktimave ka thënë se seanca duhet të zhvillohet me praninë e të akuzuarit në sallë.


“Lidhur me rregullën 68, parimet e qarta të shikuara kanë të bëjnë me praninë e të akuzuarit, por të shohim paragrafin 1 thuhet se ‘ai gjykohet në praninë e tij’ për mendimin tonë ky është një mospërfillje e qartë dhe mungesë respekti për viktimat që ai largohet”, ka thënë mbrojtësja e viktimave.

Ndërsa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë deklaruar që preferojnë që gjykimi të zhvillohet me prezencën e Mustafës në sallë.

“Preferenca jonë si prokurori është që i akuzuari të ishte i pranishëm por ne ja lëmë vendimin trupit gjykues siç parashikohet në rregullën 64 paragrafi 4. Në fakt, ne duam të kemi një proces verbal të qartë lidhur me faktin se i akuzuari sipas rregullës 64 paragrafi 4 pika c, në vullnetin e tij në mënyrë të padiskutueshme ka hequr dorë nga e drejta e tij për të qenë i pranishëm këtë duhet ta shkruajmë mirë dhe qartën ë proces verbal”, ka thënë prokurori.

Ndërsa mbrojtja e Mustafës ka thënë se ai i mbron interesat e tij.  Pas kësaj, trupi gjykues ka kërkuar pauzë për siç kanë thënë të konsultohen rreth kësaj çështjeje.

Lexo edhe

Video

6 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: