Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm në Speciale, ka një kërkesë për deputetët

Salih Mustafa, ish-epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është deklaruar i pafajshëm në sallën e gjyqit në Hagë, për të gjitha pikat me të cilat akuzohet. Para se të deklarohet i fajshëm apo i pafajshëm, Mustafa ka bërë një deklaratë për gjykatës së procedurës paraprake, përmes se cilës kërkoi që të hetohen, siç tha ai, krimet serbe të kryera ndaj civilëve shqiptar në Kosovë.

Në Speciale Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali ka përmendur gratë e dhunuara dhe masakrat e serbëve ndaj civilëve shqiptar në Kosovë.

Mustafa akuzohet për veprat penale si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, e për të gjitha këto pika ai sot u deklarua i pafajshëm.

Ndër të tjera, Mustafa tha se ende nuk e ka pranuar aktakuzën e pa censuruar.

“Duke shpresuar që kjo gjykatë do të prodhojë drejtësi dhe vetëm drejtësi, edhe pse ende nuk e kam marrë aktakuzën e pa censuruar dhe të gjitha shkresat e lëndës ju siguroj zotëri gjykatës se në këtë betejë time ligjore me prokurorinë para kësaj gjykate, në çdo rast dhe çdo herë do ta përdori të vërtetën për të vërtetën dhe të drejtën. Sot jam i gatshëm të deklarohem për fajësinë apo pafajësinë time”, tha ai.

E para se të bëjë deklarimi ne tij, Salih Mustafa kërkoi nga gjykatësi që ta lejojë të bëjë një deklaratë, ku ndër të tjera tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë bande terroriste.

“Duke dashur të besoj se këto Dhoma të Specializuara nuk do të influencohen nga politika, qoftë vendore apo ndërkombëtare, por as nga interesa për qerime hesapesh të individëve apo grupe të interesat, duke dëshiruar që këtë gjykatë armiqtë e shtetit tim nuk do të mund ta përdorin kundër Republikës sime dhe qytetarëve të saj, duke i përbuzur ata individ apo grupe individësh, qofshin ata vendor apo ndërkombëtar që për interesa të ngushta pulitke, pasuria, apo interesa tjera të ulëta, po godasin themelet e lirisë sonë, luftën e drejtë të UÇK-së, dhe po tentojnë t’i kryqëzojnë luftëtarët e lirisë, përderisa lakmia dhe interesat e ngushta u kanë trubulluar mendjet, sytë ua kanë verbuar nga urrejtja dhe inatet, e shpirtin ua kanë shitur djallit. Për këtë kategori nuk po gjej fjalë adekuate e shpirtërore për të shprehur, sesa fjalët hyjnore të Jezu Krishtit, në momentin kryqëzimit kur thotë: fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë”, tha Mustafa para gjykatës.

Aty, Mustafa tha se lufta e UCK-së për liri ishte e drejtë dhe e domosdoshme për shkak të  okupimit të gjatë fashist me përmasa gjenocidiale të Sllobodan Millosheviqit.

Ai kërkoi drejtësi për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.


“Shfrytëzoj rasti që nga kjo gjykatore t’i bëj thirrje, deputetëve të Parlamentit Evropian, deputetëve të Kosovës, politikanëve vendimmarrës të shteteve evropiane, politikanëve të Kosovës, si dhe drejtësisë evropiane, që të zgjojë ndërgjegjen njerëzore, demokratike e humanitare, që kësaj Gjykate Speciale selektive, që në analet e drejtësisë ndërkombëtare, është e panjohur, t’ia zgjerojë kompetencat, për të hetuar e gjykuar e për të dhënë drejtësi, edhe për 1300 fëmijë të vrarë e të masakruar, 16 mijë viktima civile, për afër 20 mijë motra e nëna tona të dhunuara e të abuzuara seksualisht, për kthimin dhe gjetjen e 1500 bashkëqytetareve të mijë që janë të zhdukur, për qindra varreza të zbuluara nga Beogradi deri në Rashkë, për masakra të ndodhura anë e kënd Kosovës dhe për dëmet kolosale materiale të shkaktuara mbi ekonomitë familjarë dhe ekonominë shoqërore, të cilat i shkaktoi okupatori fashis i Serbisë, sepse jam i bindur se pajtimi i popujve nuk arrihet duke ja mprehur shpatat xhelatëve, e viktimat duke i viktimizuar edhe për së vdekuri”, tha Mustafa.

Deklarimi i Mustafës u bë në pjesën e parë të seancës ndërsa pjesa e dytë po vazhdon për të diskutuar ecurinë e çështjes.

Kjo është hera e tretë që Salih Mustafa po paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Një muaj më parë, Salih Mustafa gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara në Hagë nuk është deklaruar rreth akuzave për krime lufte që e rëndojnë atë. Ai ka thënë se fillimisht do të konsultohet me avokatin e tij.

Në seancën paraprake ndaj Salih Mustafës, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë se do të thërrasë 16 dëshmitarë në rastin ndaj Mustafës, i cili tashmë ka një aktakuzë që e ngarkon atë për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme në periudhën e luftës në Kosovë.

Në po atë seancë, Prokuroria ka thënë se deri më 1 dhjetor të këtij viti do të sjellë provat materiale për këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar aktualisht mbështetën në 5 dëshmitarë por që pastaj do të shtohen edhe 11 të tjerë.

Salih Mustafa e nisi ballafaqimin me Gjykatën Speciale më 28 shtator të këtij viti.

Aktakuza e tij ishte konfirmuar më 12 qershor 2020 ndërsa arrestimi i tij u bë 24 shtator ku në të njëjtën ditë u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Sipas Gjykatës Speciale “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Lexo edhe

Video

5 Comments

  • […] Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm në Speciale, ka një kërkesë për deputetët […]

  • […] Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm në Speciale, ka një kërkesë për deputetët […]

  • […] Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm në Speciale, ka një kërkesë për deputetët […]

  • […] Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të dytë në rastin e Salih Mustafës në Hagë, më 4 tetor paraqitet dëshmitari i tretë Dëshmitari i dytë: Nuk kam njohuri që është mbajtur ndonjë person i ndaluar në Zllashë Prokurori përfundon pyetjet për dëshmitarin e dytë, seanca do të vazhdojë me pyetjet e mbrojtëses së viktimave ​Trupi gjykues nuk ka parë asnjë dëshmi për krahun që dëshmitari thotë se i është lënduar gjatë rrahjes Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitari ndryshon deklaratat Dëshmitari thotë se gjatë qëndrimit në Zllashë ka dëgjuar emrin “komandant Cali” Dëshmitari: Më ka ardhur marre me i tregua mjekut që më ka rrahur UÇK-ja ​Gjykimi në Hagë, dëshmitari thotë se nuk e ka njohur të akuzuarin por e di që është ai i cili e ka rrahur Fillon seanca gjyqësore në Hagë, pyetjet për dëshmitarin e parë përfundojnë sot Pyetjet e mbrojtëses së viktimave për dëshmitarin e parë në Hagë po zhvillohen në seancë të mbyllur Gjykimi në rastin e Salih Mustafës, dëshmitari: Nuk dua të përmend emrin e të akuzuarit asnjëherë ​Dëshmitari në Hagë: Personat që më kanë mbajtur kanë pasur tesha të larme që i ka mbajtur UÇK-ja ​Flet dëshmitari i parë në Hagë në rastin e Salih Mustafës: Çdo gjë u bë me urdhër të të akuzuarit ​Fillon të dëgjohet dëshmitari i parë në Hagë ​Paraqitet dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës në Hagë Fjalimi i Mustafës në Hagë vijon i mbyllur, ai tha se kohët e fundit po përballet me stres Mustafa nuk ndjehet mirë, kërkon të mos jetë i pranishëm në sallën e gjyqit Vazhdon seanca në Hagë, nuk merr pjesë Salih Mustafa Salih Mustafa lëshon sallën, seanca shkon në pauzë ​Salih Mustafa konfirmon deklaratën e tij: Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkohen Rasti Salih Mustafa, sot konferenca përgatitore për gjykim Rasti Salih Mustafa, më 9 qershor konferenca përgatitore për gjykim Caktohet Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, gati për fillimin e procesit gjyqësor Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm në Speciale, ka një kërkesë për deputetët […]

  • […] ​Në Hagë sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të dytë në rastin e Salih Mustafës në Hagë, më 4 tetor paraqitet dëshmitari i tretë Dëshmitari i dytë: Nuk kam njohuri që është mbajtur ndonjë person i ndaluar në Zllashë Prokurori përfundon pyetjet për dëshmitarin e dytë, seanca do të vazhdojë me pyetjet e mbrojtëses së viktimave ​Trupi gjykues nuk ka parë asnjë dëshmi për krahun që dëshmitari thotë se i është lënduar gjatë rrahjes Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitari ndryshon deklaratat Dëshmitari thotë se gjatë qëndrimit në Zllashë ka dëgjuar emrin “komandant Cali” Dëshmitari: Më ka ardhur marre me i tregua mjekut që më ka rrahur UÇK-ja ​Gjykimi në Hagë, dëshmitari thotë se nuk e ka njohur të akuzuarin por e di që është ai i cili e ka rrahur Fillon seanca gjyqësore në Hagë, pyetjet për dëshmitarin e parë përfundojnë sot Pyetjet e mbrojtëses së viktimave për dëshmitarin e parë në Hagë po zhvillohen në seancë të mbyllur Gjykimi në rastin e Salih Mustafës, dëshmitari: Nuk dua të përmend emrin e të akuzuarit asnjëherë ​Dëshmitari në Hagë: Personat që më kanë mbajtur kanë pasur tesha të larme që i ka mbajtur UÇK-ja ​Flet dëshmitari i parë në Hagë në rastin e Salih Mustafës: Çdo gjë u bë me urdhër të të akuzuarit ​Fillon të dëgjohet dëshmitari i parë në Hagë Fjalimi i Mustafës në Hagë vijon i mbyllur, ai tha se kohët e fundit po përballet me stres Mustafa nuk ndjehet mirë, kërkon të mos jetë i pranishëm në sallën e gjyqit Vazhdon seanca në Hagë, nuk merr pjesë Salih Mustafa Salih Mustafa lëshon sallën, seanca shkon në pauzë ​Salih Mustafa konfirmon deklaratën e tij: Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkohen Rasti Salih Mustafa, sot konferenca përgatitore për gjykim Rasti Salih Mustafa, më 9 qershor konferenca përgatitore për gjykim Caktohet Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, gati për fillimin e procesit gjyqësor Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm në Speciale, ka një kërkesë për deputetët […]

Komentet janë të mbyllura.

error: