Salah shumë pranë rinovimit me Liverpoolin

Salah shumë pranë rinovimit me Liverpoolin

Gjigandi anglez Liverpool është shumë pranë që të arrijë marrëveshje me yllin egjiptian Mohamed Salah që ky i fundit të vazhdojë të ardhmen e tij në “Anfield Road”, raporton “TEAMtalk”.

Raportohet se shuma e ofruar nga “Të Kuqtë” është afro 400,000 euro, dhe jo 550,000 sosh sa i kërkonte Salah, por kjo nuk do të paraqes problem që Salah të rinovojë kontratën e tij, përcjell KosovaPress.


Në një intervistë të mëhershme, Salah e kishte konfirmuar dashurinë e madhe për Liverpoolin, duke thënë se në qoftë se do të ishte në duart e tij, ai do të qëndronte përgjithmonë me gjigandin anglez.

Që prej transferimit nga skuadra e Romës në Premier Ligën angleze, Salah ka arritur të bëjë 219 paraqitje për Liverpoolin, duke regjistruar 141 gola dhe 53 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video