Salah i gatshëm të largohet nga Liverpooli dhe t’i bashkohet një gjiganti tjetër në Premier Ligë

Salah i gatshëm të largohet nga Liverpooli dhe t’i bashkohet një gjiganti tjetër në Premier Ligë

Mohamed Salah mund të bëjë një transferim të papritur te njëri nga rivalët e Liverpoolit, pasi thuhet se dëshiron të qëndrojë në Premier Ligë edhe nëse nuk mund të bie dakord për një marrëveshje të re me “Të Kuqtë”.

Salah ka treguar se do të jetë pjesë e skuadrës së Jurgen Klopp edhe në sezonin e ardhshëm, por e ardhmja e sulmuesit egjiptian përtej kësaj date është e pasigurt, përcjell KosovaPress.

Sipas “The Athletic”, 29-vjeçari do të preferonte të qëndronte në Premier Ligë sesa të largohej jashtë shtetit kur të skadojë kontrata e tij në “Anfield”, kështu duke alarmuar rivalët e Liverpoolit.


Salah ka qenë në bisedimet me Liverpoolin për më shumë se 12 muaj për të rinovuar kontratën e tij aktuale, por ende nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të re.

Po ashtu, siç raporton “Athletic”, nuk ka pasur bisedime ballë për ballë mes Salah dhe Liverpoolit në gjashtë muajt e fundit.

Hera e fundit që është diskutuar kontrata e tij e re, kishte pasur probleme me atë se çfarë Salah kërkonte dhe me atë se çfarë klubi ofronte, edhe pse numrat nuk janë publikuar.

Që prej transferimit nga Roma te Liverpooli, Mohamed Salah ka arritur të bëjë 254 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar plot 156 gola dhe 63 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video