Salah është lojtari më i mirë i muajit tetor në Premier Ligën angleze

Salah është lojtari më i mirë i muajit tetor në Premier Ligën angleze

Sulmuesi anësorë i Liverpoolit Mohamed Salah është zgjedhur sot lojtari më i mirë i muajit tetor në Premier Ligën angleze.

Ylli egjiptian regjistroi pesë gola dhe katër asistime në katër ndeshje për gjigandin anglez, përcjell KosovaPress.

Salah së bashku me Liverpoolin në muajin tetor regjistruan dy fitore dhe dy barazime, respektivisht në javën e parë të tetorit barazuan 2:2 me Manchester Cityn, pastaj në të dytën mposhtën Watford me rezultat të thellë 5:0, ku me të njëjtin rezultat mposhtën Manchester United në javën e tretë, kurse në javën e fundit të këtij muaji barazuan 2:2 me skuadrën e Brighton.

Më poshtë e gjeni një video dhe statistikat e Mohamed Salah për Liverpoolin në muajin tetor.


Liverpool 2:2 Manchester City – Salah 1 gol dhe 1 asistim

Watford 0:5 Liverpool – Salah – Salah 1 gol dhe 1 asistim

Manchester United 0:5 Liverpool – Salah 3 gola dhe 1 asistim

Liverpool 2:2 Brighton – Salah 1 asistim

https://www.premierleague.com/video/single/2349274

Lexo edhe

Video

error: