Salah drejtë nënshkrimit të kontratës “së përjetshme” me Liverpoolin

Salah drejtë nënshkrimit të kontratës “së përjetshme” me Liverpoolin

Mohamed Salah raportohet se është në prag të marrëveshjes për një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në Liverpool derisa të mbyllë karrierën e tij.

Kontrata aktuale e 29-vjeçarit në “Anfield” do të skadonë në më pak se 18 muaj dhe negociatat e gjata nuk kanë çuar në një zgjidhje pozitive gjatë muajve të fundit.

Barcelona dhe Real Madridi përflitet se po ndjekin nga afër zhvillimet, me një raport i fundit pretendon se Salah ishte shumë i tunduar nga një lëvizje te i pari, transmeton KosovaPress.


Megjithatë, “The Mirror” tani pretendon se Salah më në fund është afër nënshkrimit të një kontrate të përjetshme në Liverpoolin, e cila do ta shihte atë të vazhdojë në “Merseyside” për pjesën tjetër të karrierës së tij.

Raporti shton se Salah ka hequr dorë nga kërkesat e tij të mëparshme prej 500 mijë funtesh në javë dhe qëllimi i tij kryesor ka qenë gjithmonë të qëndrojë në Liverpool, për sa kohë që paga e tij pasqyronte vlerën e tij për klubin.

Ish-lojtari i Chelseat dhe Romës ka shënuar 28 gola në 37 ndeshje për “Reds” këtë sezon, duke e çuar totalin e tij në 153 gola dhe 57 asistime në 240 ndeshje që nga ardhja e tij në vitin 2017.

Lexo edhe

Video