Sadiku siguron 1/8 e finales në Botërorin e boksit “Stamboll 2022”

Sadiku siguron 1/8 e finales në Botërorin e boksit “Stamboll 2022”

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku i është rikthyer sot ringut, ku është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit “Stamboll 2022”.

Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë Botëror, duke shënuar fitore bindëse kundër boksieres japoneze, Ayska Taguchi, përcjell KosovaPress.


Në kuadër të kategorisë 57 deri në 60 kilogramë, boksierja kosovare e mposhti me rezultat të thellë 5:0 japonezen, Taguchi.

Me këtë fitore, Sadiku tani prek 1/8 e finales së Kampionatit Botëror të boksit “Stamboll 2022”.

Lexo edhe

Video