Sadiku e gatshme për turneun ndërkombëtar “Çesme” në Turqi
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas trajneres, Marjola Sallauka, boksierja jonë, Donjeta Sadiku është e gatshme për turneun ndërkombëtar “Çesme”, që do të zhvillohet në Izmir të Turqisë nga 22 prilli deri më 1 maj.

Sallauka dhe Sadiku kanë qenë duke u përgatitur që nga 21 prilli në kampin ndërkombëtar në Izmir, raporton KosovaPress.

Këto stërvitje së bashku me këtë turne do t’i shërbejnë Sadikut për ta ruajtur formën dhe për të vazhduar përgatitjet që të jetë e gatshme për garat kualifikuese drejt Lojërave Olimpike Parisi 2024.

Garat kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024 do të mbahen në Krakow të Polonisë nga 21 qershori deri më 2 korrik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024