Sadiku bëhet motiv për të tjerët, boksierë nga rajoni kërkojnë të stërviten me të
Tema
Lexohet për: 2 min.
sadiku-260125
1 javë më parë
Linku u kopjua

Vitin 2024 e konsideron si më të suksesshmin në karrierën e saj. Kjo për shkak se ajo mori pjesë në Lojërat Olimpikë në Paris por nuk arrti të fitojë trofe.

Boksierja Donjeta Sadiku thotë se përkundër se nuk arriti të fitojë medalje olimpike, këtë synon ta bëjë në olimpiadën e radhës që mbahet në viti 2028.

Derisa flet për KosovaPress, Sadiku thotë se për vitin 2025 synimet janë shumë të qarta, së paku një medalje të artë nga Kampionati Botëror i boksit, vendi dhe datat e të cilit nuk janë përcaktuar ende.

Si një fituese tashmë e dëshmuar, Sadiku është shëndrruar në një model edhe për boksierët më të reja. Në sallën e saj stërvitore mysafire është edhe kampionia shqiptare në boks, Esmeralda Novruzaj e cila tregon arsyen pse ka kërkuar të punojë së bashku me boksieren kosovare.

Kurse boksieri premtues Luar Aliu thotë se Donjeta është motivi i tij për të synuar medalje evropiane e botërore në karrierë.

Përveç boksierëve nga Shqipëria, trajnerja e Donjeta Sadikut, Marjola Sallauka, ka bërë të ditur se ka interesim edhe nga shtete të tjera që t’i sjellin boksierët e tyre për t’u stërvitur bashkë me Sadikun në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025