Sa shpesh ndërroni shtratin: Do të tmerroheni kur shihni se si mund të rrezikoni shëndetin tuaj

Sa shpesh ndërroni shtratin: Do të tmerroheni kur shihni se si mund të rrezikoni shëndetin tuaj

Të gjithëve u pëlqen të struken në shtrat të pastër dhe aromatik, por, në mënyrë paradoksale shumica nuk e ndryshojnë rregullisht.

Megjithatë, larja e parregullt e shtratit grumbullon merimangat e pluhurit, të cilat janë një problem i veçantë për ata që vuajnë nga alergjitë. Përveç kësaj, këto mikroorganizma mund të përkeqësojnë shëndetin e përgjithshëm të trupit, kanë treguar hulumtimet.

Për shkak të detyrimeve, kohës së gjatë të tharjes, mungesës së kohës, shumë prej tyre nuk i lajnë çarçafët aq sa duhet. Hulumtimet e kryera nga një kompani kanë treguar se çdo i treti person në Britaninë e Madhe i lan mbulesat e tyre vetëm një herë në vit!


Përveç baktereve dhe merimangave që riprodhohen, lëngjet e ekskretuara nga trupi ynë dhe mijëra qeliza të vdekura të lëkurës vendosen në shtrat. Problemi rritet ndjeshëm kur merret parasysh që merimangat tërhiqen nga lëngjet dhe substancat e trupit tonë, ndaj shpesh si pasojë mund të shfaqen probleme me astmën, alergjitë, skuqjet e lëkurës, ekzema etj. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë probleme të tilla si kollitja, teshtitja, kruajtja, rrjedhja e hundës.

Ekspertët shpjegojnë se larja e parregullt e shtratit mund të shkaktojë probleme të tilla si folikuliti, sepse situata ndërlikohet nga bakteret që gjenden në lëkurën tonë, të shoqëruara me mikroorganizma të dëmshëm.

Për këtë arsye rekomandohet larja e çarçafëve një herë në javë, në mënyrë që të minimizohet rreziku i këtyre problemeve.

Lexo edhe

Video