Sa kohë guxoni të pini uthull molle?
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
Sa kohë guxoni të pini uthull molle?
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Uthulla e mollës quhet eliksiri i jetës për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore, por është e rëndësishme të dini sa kohë është e sigurt për ta përdorur.

Ekspertët theksojnë se është vendimtare të kuptojmë se si ky ushqim ndikon në organizëm dhe cila është periudha optimale e përdorimit.

Sipas gastro-enterologëve, doza optimale ditore e uthullës së mollës është nga 30-40 mililitra, por është e rëndësishme të theksohet se kjo sasi nuk duhet të merret e pa holluar. Rekomandohet hollimi i saj në një gotë ujë, me shtimin e mundshëm të një sasie të vogël mjalti për përmirësimin e shijes.

Ekspertët rekomandojnë cikle dymujore të përdorimit të rregullt, pas së cilës këshillohet të bëni një pushim. Kjo i lejon trupit të përfitojë sa më shumë nga përfitimet e uthullës, duke parandaluar efektet anësore të përdorimit afatgjatë.

Uthulla e mollës përmban mbi 90 substanca kimike aktive me efekt pozitiv në trup - përmirësimi i punës së sistemit tretës, forcimi i imunitetit dhe rregullimi i metabolizmit.

Koha optimale për të konsumuar uthull molle është tridhjetë minuta para vaktit kryesor. Për përdorim në mbrëmje, rekomandohet konsumimi të paktën dy orë para gjumit.

Disa njerëz mund të ndjejnë përfitimet pas disa ditësh përdorimi, ndërsa të tjerëve mund t'iu nevojiten disa javë.

Para fillimit të përdorimit të rregullt, personat me sëmundje kronike rekomandohet të konsultohen me një mjek.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024