Sa është e sigurt të marrësh vaksinën kundër COVID-19 dhe gripit në të njëjtën kohë

Sa është e sigurt të marrësh vaksinën kundër COVID-19 dhe gripit në të njëjtën kohë

Një studim britanik tregoi se është e sigurt për njerëzit që të marrin vaksinën antiCOVID-19 dhe vaksinën kundër gripit në të njëjtën kohë, dhe se kjo nuk ndikon negativisht në përgjigjen imune.

Përveç dozës së tretë të vaksinës antiCOVID-19 dhënë të moshuarve dhe punonjësve të cenueshëm dhe shëndetësorë në Britani, qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka premtuar programin më të madh të vaksinimit të gripit në histori këtë vit, raporton Reuters.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Bristol, zbuloi se efektet anësore të raportuara ishin zakonisht të lehta deri të moderuara në provat me tri vaksina kundër gripit dhe një vaksinë kundërCOVID-19 nga Pfizer ose AstraZeneca.

“Ky është një hap pozitiv që mund të nënkuptojë më pak terma për ata që kanë nevojë për të dy vaksinat,” tha Rajeka Lazarus, studiuesja kryesore.


“Rezultatet e këtij studimi i janë paraqitur Komitetit të Përbashkët të Vaksinimit dhe Imunizimit (JCVI) për shqyrtim dhe mund të ndihmojnë hartuesit e politikave në planifikimin e së ardhmes të këtyre programeve të rëndësishme të vaksinimit.”

Të dy vaksinat në një vizitë

Një grup mori vaksinën e parë kundër koronavirusit dhe vaksinën e gripit në vizitën e parë, me një placebo të dhënë në vizitën e dytë, dhe tjetri mori vaksinat kundërCOVID-19 dhe placebo në të njëjtën ditë, e ndjekur nga vaksina e gripit në ditën e dytë.

Studimi zbuloi se 97 për qind e pjesëmarrësve thanë se do të ishin të gatshëm të merrnin të dy vaksinat në një vizitë te mjeku në të ardhmen.

Studimi përfshiu 679 vullnetarë në 12 vende në Angli dhe Uells, dhe rezultatet e plota do të publikohen në revistën mjekësore The Lancet.

Lexo edhe

Video

error: