Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ruzhdi Kurtishaj ka vizituar sot nëndegën e kësaj partie në Grejkoc, prej nga ka marrë mbështetje të fuqishme për garën e 14 shkurtit.
Ai me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj ane që të votojnë për Enver Hoxhaj, kandidatin e PDK-së për kryeministër, si dhe listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Një falënderim i veçantë ka shkuar edhe për mbështetjen e madhe ndër vite që ka marrë nga nëndega e PDK-së në Grejkoc.
“Faleminderit nëndega e PDk-së në Grejkoci, për mbështetje për vite të tëra. Ju kërkoj të përkrahni Partinë Demokratike të Kosovës, Ju kërkoj të votoni Enver Hoxhaj kandidatin tonë për Kryeministër, dhe listën e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Ruzhdi Kurtishaj.
Ndryshe, Ruzhdi Kurtishaj është një nga biznesmenët më të suksesshëm dhe gjithashtu një nga kontribuuesit më të mëdhenj në promovimin e turizmit në Kosovë.



