Rusia sulmon Ukrainën

Rusia sulmon Ukrainën

Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh, ndodhi. Në orët e para të mëngjesit, trupat ruse u futën në Ukrainë, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në qytete të ndryshme të vendit, përfshi edhe Kievin.


Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi raportimet për sulm me predha në vendin e tij. Ai tha se Rusia ka sulmuar rojet kufitare dhe disa infrastruktura të Ukrainës, shkruan A2.

Ndërkohë, në një mesazh televiziv nga Moska, Vladimir Putin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas në lindje, që të dorëzojnë armët. Trupat ruse janë parë gjithashtu të futen në Ukrainë edhe nga kufiri bjellorus.

Lexo edhe

Video

22 Comments

Komentet janë të mbyllura.