Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rusia shpall SHBA-në dhe Republikën Çeke “jomiqësore”

Rusia shpall SHBA-në dhe Republikën Çeke “jomiqësore”

​Rusia njoftoi se e ka klasifikuar Republikën Çeke dhe SHBA-në në një listë të “vendeve jomiqësore”, një vendim i marrë në sfondin e tensioneve në rritje ruso-perëndimore, e shenjuar nga dëbime të shumta të diplomatëve.

Sipas një dekreti qeveritar të nënshkruar të enjten, dy vendet u përfshinë në këtë listë të krijuar rishtas për “kryerjen e veprimeve jomiqësore” që synojnë Rusinë, qytetarët rusë ose organizatat ruse.


Nënshkrimi i këtij dekreti vjen disa ditë para takimit të parë të kreut të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në samitin e Këshillit të Arktikut më 20 maj, në Islandë, që do të përgatisë një takim Biden – Putin në qershor, raporton ATSh.

Tensionet midis Moskës dhe kryeqyteteve perëndimore janë rritur në muajt e fundit për një gamë të gjatë çështjesh, nga fati i disidentit rus të burgosur, Alexei Navalny, te çështja ukrainase ose te akuzat e përsëritura për sulme kibernetike dhe spiunazh.

Lexo edhe

Video

error: