Rusia reagon pas donacioneve ushtarake që Kosova pranoi nga ShBA: Mos nxitni tensione

Rusia reagon pas donacioneve ushtarake që Kosova pranoi nga ShBA: Mos nxitni tensione

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka reaguar ndaj donacioneve ushtarake që Kosova ka pranuar së fundmi nga Amerika, raporton KosovaPress.

Në një cicërimë në ‘Twitter’, nga ambasada ruse thonë se ShBA duhet të respektojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit 12/44 dhe të heq dorë nga politika e furnizimit me armë dhe pajisje të tjera ushtarake të Prishtinës.

“I bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndjekë rezolutën e Këshillit të Sigurimit 12/44 dhe të braktisë politikën e furnizimit të Prishtinës me armë dhe pajisje tjera ushtarake. Hapat e tillë provokues minojnë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ngrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Ky reagim nga diplomatët rusë erdhi pas një donacioni me automjete të blinduara të tipit ‘ASV’, që Forca e Sigurisë së Kosovës pranoi nga ShBA-ja.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, kishte bërë të ditur se këto automjete ishin vetëm kontingjenti i parë i donacionit të SHBA-së.

“Këto automjete janë vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në vazhdim” kishte njoftuar Mehaj.

Para kësaj, ShBA i kishte dhuruar donacion FSK-së ‘sistemin e ndërlidhjes dhe komunikimit’, i cili mundësonte ndërveprimin dhe komunikimin e FSK-së me partnerët e tij.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: