Suedia tha të hënën se Rusia përbën kërcënimin më serioz për sigurinë e vendit nordik deri në vitin 2030, raportojnë mediat lokale.
Kryeministri Ulf Kristersson, ministri i Mbrojtjes Pal Jonsson dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Henrik Landerholm prezantuan një strategji të re kombëtare në një konferencë shtypi në Stokholm duke deklaruar se aktualisht "kërcënimi për Suedinë është i gjerë dhe serioz".
Megjithëse forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në Ukrainë, forca ushtarake e Moskës mbetet e rëndësishme, sipas strategjisë së re.
“Rusia ka një prag të ulët për përdorimin e forcës ushtarake, është e përgatitur të marrë rreziqe të mëdha politike dhe ushtarake dhe gjithashtu ka shprehur ambicie të larta për riarmatimin e saj”, shtoi Jonson.
“Mund të themi se Kina po kryen tani një riarmatim të gjerë që ndikon në stabilitetin rajonal në rajonin Indo-Paqësor”, tha ministri i mbrojtjes.
Strategjia identifikoi gjithashtu krimin e organizuar dhe ekstremizmin e dhunshëm si kërcënime për vendin.
"Kjo do të thotë se ne kemi një situatë shumë komplekse sigurie për t'u marrë me të," vuri në dukje Jonsson.
Zyrtarët theksuan se situata e përkeqësuar e sigurisë do të vazhdojë për një periudhë të parashikueshme dhe se ekziston rreziku që ajo të përkeqësohet edhe më tej. /AA