Rusia dhe Turqia arrijnë marrëveshje për armëpushim në Siri

Rusia dhe Turqia arrijnë marrëveshje për armëpushim në Siri

Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord të vendosin një armëpushim përgjatë gjithë vijës së kontaktit në zonën e de-përshkallëzimit në provincën Idlib të Sirisë, e cila do të hyjë në fuqi në mesnatë, sipas një deklarate të përbashkët për rezultatin e bisedimeve midis liderëve Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan.

Deklarata u bë në një konferencë për shtyp nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Ata kanë rënë dakord për sa vijon: të përfundojnë armiqësitë përgjatë gjithë vijës së kontaktit në zonën e de-përshkallëzimit në Idlib, duke filluar në 00.01 më 6 mars 2020”, thuhet në deklaratë.


Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai është pajtuar me presidentin turk për një dokument të përbashkët për procesin e zgjidhjes së krizës në Siri.

Ai tha se Rusia dhe Turqia kanë arritur një “zgjidhje të pranueshme” të krizës në provincën siriane të Idlib.

Reuters tha, duke iu referuar një deklarate të lëshuar nga të dy palët pas bisedimeve, se Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë një korridor sigurie përgjatë rrugës kryesore të Idlib dhe të kryejnë patrulla të përbashkëta nga 15 mars.

Sipas deklaratës së përbashkët të lexuar nga krerët e diplomacisë të dy vendeve,  korridori i sigurisë do të shtrihet gjashtë kilometra në veri dhe gjashtë kilometra në jug të autostradës M4, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

error: