Rumania raporton 35.000 raste të reja, dy herë më shumë se dje

Rumania raporton 35.000 raste të reja, dy herë më shumë se dje

Rumania raportoi sot një numër të ri rekord të infeksioneve të reja me koronavirus, rreth 35.000, pothuajse dy herë më shumë se një ditë më parë.

Në muajin e kaluar, Rumania ka parë një rritje të mprehtë të numrit të infeksioneve të reja, nga rreth 1.000 në mes të dhjetorit në 34.225 sot.

Numri i vdekjeve nga pasojat e infeksionit ka nisur të rritet dhe në 24 orët e mëparshme autoritetet raportuan 94, më së shumti në muajin e fundit.


Të pa vaksinuarit përbëjnë tre të katërtat e vdekjeve në 24 orët e fundit, si dhe më shumë se 80 për qind e 692 pacientëve me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet rumune.

Rumania, e cila ka raportuar rreth 60.000 vdekje nga COVID që nga fillimi i pandemisë, ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit në BE, me vetëm 41% të imunizuar plotësisht, ndërsa mesatarja e Bashkimit është 70%.

Zyrtarët shëndetësorë kanë parashikuar një rritje të mprehtë të numrit të infeksioneve për shkak të përhapjes së shpejtë të llojit omicron.

Pavarësisht numrit të madh të infeksioneve me koronavirus, Rumania ka dukshëm më pak shtrime në spital dhe vdekje në krahasim me valën e mëparshme, e cila çoi në një tendosje në sistemin shëndetësor vjeshtën e kaluar.

Lexo edhe

Video