Rumania 0:3 Holanda, ky është lojtari i ndeshjes
Lexohet për: 1 min.
26-Holanda, lojtari i ndeshjes
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Holandës e siguroi sot biletën drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.

Holanda e mposhti në “Allianz Arena” të Munihut Rumaninë me rezultat bindës 3:0, me golat që u shënuan nga Cody Gakpo dhe dy nga Donyell Malen, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, lojtari i ndeshjes u zgjodh ylli i Liverpoolit, Cody Gakpo.

Gakpo luajti për 84 minuta duke regjistruar një gol e një asistim, kishte katër tentime për gol, regjistroi shpejtësi maksimale prej 30.3 km/h dhe mbuloi distancë në fushë prej 8.9 kilometrave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024