Rukiqi: Më së largu në tetor mjetet e pakos së rimëkëmbjes ekonomike të vihen në funksion të bizneseve

Rukiqi:  Më së largu në tetor mjetet e pakos së rimëkëmbjes ekonomike të vihen në funksion të bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka kërkuar që sa më parë të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi siç tha ai  ky ligj është i domosdoshëm të miratohet në mënyrë që të rritet efikasiteti për menaxhimin e ekonomisë në këtë kohë pandemie.

Shpërndarje e mjeteve që janë paraparë për pakon e rimëkëmbjes ekonomike sipas Rukiqit është e domosdoshme që të vihet në funksion deri në muajin tetor.

Ai tha se ligji ka nevojë për përmirësime por kryesisht i ka në vete kërkesat dhe nevojat e komunitetit të bizneseve.

Rukiqi: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i reflekton kërkesat e bizneseve

“Në masë të madhe i reflekton kërkesat e bizneseve, bazohen edhe në analizat tona që i kemi kërkuar tek qeveria, por ka ka hapësirë për përmirësime. Ky ligj mundëson këto masa të implementohen më shpejtë. Kur  them më shpejtë, nëse duam të arrijmë një cikël të ri ekonomik  shumë të domosdoshëm që i hap rrugë rimëkëmbjes ekonomike është momentumi që gjatë muajit shtator më së largu muajit tetor  pjesa më e madhe të pakos së rimëkëmbjes të futet në qarkullim është kjo nevoja me pas masë monetare në  treg që me pas mundësi që kompanitë me funksionuar me muajt me ruajt punësimin”, theksoi ai.

Kryetari i OEK ka folur edhe rreth masës për tërheqjen e 10 përqindshit në Trust e cila ka qenë e përfshirë në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Sipas tij këto mjete do ta ndihmonin ekonominë në vend.


Ndërsa, sipas tij lehtësimi në qasjen e kredive për ndërmarrje është një masat më të rëndësishme të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Rukiqi: Qytetarët dhe bizneset kanë disponim për tërheqjen e mjeteve nga trusti

“Ekziston një disponim tek qytetarët e vendit por edhe një pritje tek bizneset e vendit se masa e Trusitit  do e rrit sadopak qarkullimin në nivel vendi, sidomos në muajin shtator kur rriten nevojat  hapja e shkollave nëse bëhet sipas planit  si po diskutohet përgatitjet për dimër…..06’50 Lehtësimi i qasjes pra masa 1 në planin e qeverisë lehtësi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private  për të financuar projektet investive dhe vazhdimin e operimit…100 milionë parashihen tek kjo masë nëse e marrim një koeficientë  nëse e shumëzojmë me efektin që mund ta krijoj në treg  këto mjete atëherë mund që me këtë garancion që u jepet bankave mund të futen në qarkullim 300 milionë euro”, tha ai.

I pari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se gjendja e bizneseve në dy javët e fundit është më e mirë, por që kërkon që kufizimet tek të gjithë sektorët ekonomik të hiqen.

Rukiqi: Në dy javët e fundit vërehet një përmirësim tek qarkullimi i bizneseve

“Në dy javët e fundit vërehet një përmirësim nga ajo që  e kemi komunikuar me bizneset , vërehet sado pak një kthim në optimizëm  ndoshta me thënë edhe një numër më i menaxhueshëm i rasteve, pra nuk e kemi atë panikun e fundit të muajit korrik përgjithësi që e kemi pasur gjatë muajit korrik. Por ende mbesin shumë probleme që lidhen me kufizimin e orarit . Prandaj, ne kërkojmë që nëse kemi respektim të masave  dhe tashmë kemi ligjin për menaxhim të COVID të hiqen të gjitha kufizimet nga ekonomia me kusht të respektimit të masave, pra të hiqen të gjitha kufizimet për të gjithë sektorët por edhe at për lëvizjen e qytetarëve” , deklaroi Rukiqi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi  e pa të nevojshme që Qeveria të shtojë edhe disa masa që lidhen me efiçencen e energjisë, që sipas tij,  krahas rimëkëmbjes ekonomike  një vperim i tillë do e ndihmonte edhe  transformimin e ekonomisë. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video