Rugova ime dhe Afrika

Rugova ime dhe Afrika

Në Aeroportin e Frankfurtit për shkak të një dekreti të presidentit Amerikan për pandeminë Covid 19 përfundoj ende pa filluar udhëtimi ynë për në New York.

Mirëpo për ne, bahkëshorten time dhe mua një gjë ishte e qartë : nuk do të kthehemi prapa në Eisenach. Diskutuam gjërë e gjatë se ku dhe cilin vend do e vizitojmë. Dubai, Malediven, Turqi, Paris, Venedik e kështu me radhë …. Në fund të fundit pothuaj si qithmonë duke e shikuar njeri tjetrin në sy i lamë zemrat tona të vendosin. Përgjegja ishte unanime: ti vizitojmë nënat tona dhe Kosoven e dashur. U nisem me tren në drejtim të Stuttgartit për të fluturuar të nesermen për në Prishtinë.

Edhe pse zemrat i kishim në New York ku martohej një dajlosh të cilin e duam aq shumë dhe i kishim premtuar se kur të martohesh ti do te jemi aty, prapëseprapë filluam të shijojmë pushimin në Drenocin tim të dashur.

Pas kater ditëve vendosem që së bashku me nënat tona të dalim për pakë ditë në bjeshkët e Rugovës. Kaluam gryken e Rugoves dhe mbërrim në Bogë. Aty pimë nga një kafe dhe lëng te ftoht për të vazhduar për në pikën më të lartë të kesaj ane te “Kulla e Rogovasit” në Stankaj.

Pasi u ulëm në një tavolinë druri morëm frymë thellë sepse nga bukuria përrallore dhe madhështia e asaj panorame mbetëm për një moment pa fjalë. Një pejsazh aq të bukur natyre e kisha parë vetëm në Alpet e Zvicrres dhe Austrisë. U ulëm dhe për një moment nuk folëm asnjë fajlë të habitur dhe të ngazëlluar nga këto bukuri dhe pamje fantastike. Pasi e shikuam njëri tjetrin pa i konsultuar nënat tona vendosëm që të qëndrojmë së paku një javë.

Ajri i pastër, ushqimi i shkelqyeshëm bio, mikpritja e jashtëzakonshme e nikoqirëve , shetitjet nëpër malet e brigjet e kësaj ane e bënin qdo ditë të posaqme dhe ne ndiheshim të privilegjuar që kishim mundësin të jemi aty.

Në këso rrethanash gjithmonë pamvarësisht se ku gjindem më shkon mendja të bëjë krahasime. Kur jam në Evropë me Kosovën e kur jam në Kosovë me Evropën. Kësaj radhe më shkoj mendja krejt diku tjetër, edhe shumë më largë, në Afrikë. Disi e gjeta një paralele e cila duket në shiqim të parë paradoksale por është plotësishtë e vërtetë.


Fillova të mendoj për të kaluarën dhe të tashmen e Rugoves. Më ra ne sy një zhvillim i madhë dhe shumë i shpejtë pothuaj marramendës, shumica e rrugëve të asfaltuara, ndërtime të llojllojshme me apo pa shije, Villa të bukura e Hotele te mrekullueshme. E pa imagjinueshme para 30 viteve. Edhe pse shpesh nuk i kushtojnë shumë kujdes ruajtjes së ambientit dhe natyrës prapë se prapë shihej një lëvizje e madhe dhe pozitive në tërë Rugovën. Duke e njohur të kaluarën e kësaj ane, e tëra kjo i ngjanë një revolucioni socio-ekonomik. Rugoven gjithmonë e kanë injoruar dhe lënë pas dore të gjitha pushtetet në dy shekujt e fundit. Rugova ishte gjithmonë e fundit në të gjitha aspektet. Janë nënqmuar si ata naltë po edhe ata të cilët kishin zbritur në rrafsh. Edhe pse Rugova i ka japur kosoves shume burra e gra të suksesshëm me vlera të larta kulturore e kombëtare. Kontributi i tyre eshtë i pa kontestueshëm në shtetëndërtimin e Shqipërise dhe atij të Kosoves. Për ta ilustruar më së miri neglizhencën shtëtërore ndaj kësaj ane po e përmendi një fakt. Isha ende fëmij kur në televisionin e atëhershëm PTK u dha lajmi se ” Sot u elektrifikua edhe fshati i fundit në Kosovë” dmth në ish Jugoslavi. Fjala ishte për fshatrat e Rugoves! Athua pse kaq vonë?

Tani, duke ju falëminderuar zhvillimeve ekologjike, ekonomike dhe siociale të njerëzve po kthehet dalëngadalë shigjeta në drejtimin tjetër. Rugova dhe Rugovasit po bëhen gjithnjë e më të preferuar dhe më të begatë. Natyra, pamjet e bukura,e ajri i pastërt po bëhen elemente parësore për shëndetin dhe mirëqenjen e njerëzve duke pasur parasysh industrializimin e botës. Të gjithë dëshirojnë ti ikin zhurmes dhe gazrave të automjeteve nëpër qytete e kështu domosdoshmërisht vijnë në shprehje si alternativë bjeshkët e mrekullueshme të Rugoves. Kan mësyer qytatarët e begatë e të gjitha alyreve dhe biznismen të shumtë për të blerë troje dhe për të ndërtuar shtëpi të bukura dhe vila në këto anë. Kështu fatëmirësisht me apo pa dashje Rugovasit duke i shitur trojet e tyre dhe duke i investuar ato mjete për të krijuar biznese të sukseshme po bëhen faktor shume të rëndesishëm në shoqërinë kosovare dhe po u rritet mirëqenja familjare.

Të njejtin fenomen e kam vërejtur dhe analizuar edhe në disa vende Afrikane.

Afrika ka qenë gjithashtu e lëne pas dore dhe e pa respektuar nga bota e idustrializuar. Përveq vizitave për ti parë piramidat në Egjypt apo për të parë në safari shtazë të egra, nuk kanë pasur ndonjë interes apo motiv tjetër perveq eksploatimit të pasurive të tyre nëntoksore.

Tani, kur edhe standardi i europianëve pas luftes së dytë botërore është rritur dukshëm duke kërkuar mënyra të shumta kreativiteti dhe pushimi, merren përshembull me sporte që deri në kohën e fundit ishin jo edhe aq të popullarizuara siq është të themi sporti i golfit. Sporti i golfit dihet se është sport in njerëzve të pasur. Problemi kryesor i tyre është se në Evropë për shkak të kushteve atmosferike mund të luhet vetëm nga muaji Mars/Prill deri në Tetor pastaj mbesin pa lojen e tyre të preferuar. Prandaj vendet Afrikane e kanë gjetur dhe shfrytëzuar këtë mundësi maximalisht duke ndërtuar dhe menaxhuar për mrekulli shumë terene të golfit atje. Kështu në muajt e dimrit shumë pasanik nga mbarë evropa e gjithandej globit shkojnë atje dhe i kalojnë pushimet e tyre. Edhe këta turistë me apo pa dashje u ndihmojne këtyre vendeve indirekt dhe direkt në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik. Këtë e kam vërejtur dhe përjetuar përsonalisht në dy vende Afrikane në Marocco dhe Tunesi.

Prandaj mbetet të themi se Zoti nuk eshtë i vonë kurrë dhe për askënd !!

Ndjehem shumë i lumtur këtu dhe shumë krenarë me këta njerëz të urtë, punëtorë dhe bujarë. Nga thellësia e shpirtit tim u uroj të gjitha të mirat dhe begati përgjithmonë Rugoves dhe Rugovasëve !!

Lexo edhe

Video