Rrugët me borë, rëndohet komunikacioni dhe lëvizja e qytetarëve në Prishtinë

Rrugë të bllokuar gjithandej, krejt kjo si pasojë e reshjeve të borës që kanë rënë nga dita e shtunë.

Rrugët që të shpien nëpër fshatra, por edhe ato të qytetit dhe autostrada janë të papastruara, e kështu po vështirëson edhe qarkullimin e qytetarëve. Madje qytetarët po kanë vështirësi që të arrijnë të shkojnë tek qendrat e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre për votim, pasi që sot edhe po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Situata e rënduar e komunikacionit shihet në kryeqytet. Rrugët e Prishtinës nuk janë pastruar.


KosovaPress sjellë pamje të komunikacionit të rënduar në kryeqytet.

Ndërsa, drejtoresha e Shërbimeve Publike, Medina Braha nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se mirëmbajtja e rrugëve është bërë vazhdimisht, por që thotë se temperaturat e ulëta ndikimi i kripës është minimal.

Braha tregon edhe se janë angazhuar 6 operatorë ekonomikë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane dhe 3 për ato rurale.

“Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pandërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe sot. Kemi qenë vazhdimisht në koordinim me KKZ duke lehtësuar shpërndarjen e materialeve në vendvotimet brenda komunës sonë. Veçanërisht asistim më i madh është ofruar në pjesët rurale ku reshjet kanë qenë më të mëdha. Materiali i nevojshëm për votim ka arritur me kohë në të gjitha vendvotimet atje. Njëjtë, asistimin e nevojshëm do ia ofrojmë KKZ edhe pas mbylljes së vendvotimeve. Kemi të angazhuar 6 operatorë për  pjesën urbane dhe 3 për atë rurale. Mirëpo, me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal. Erërat e konsiderueshme poashtu e vështirësojnë gjendjen sepse e bartin një pjesë të borës së larguar përsëri në rrugë. Prandaj, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për vozitje në dimër”, ka shkruar Braha në “Facebook”.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.