Rruga në Veternik përfundon brenda 40 ditësh

Rruga në Veternik përfundon brenda 40 ditësh

Punimet në Veternik kanë nisur sot dhe për 40 ditë do të përfundojnë.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në këtë rrugë do të rinisin punime, pasi që thotë se 2 vjet u neglizhua.

Ky është postimi i tij i plotë:


Kjo përpjetēze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqyet, ajo simbolizon neglizhencën.

40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur.

40 ditë. Dita e parë nisi sot.

Lexo edhe

error: