Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot grupin e ekspertëve në leminë e arsimit, ku diskutuan për disa nga prioritetet që pritet të përfshihen në programin zgjedhor të kësaj partie.
Pas këtij takimi, AAK-ja doli me 14 zotime në fushën e arsimit, ku tha se në programin zgjedhor të tyre do të përfshihet rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind.Më poshtë gjeni të gjitha prioritetet e AAK-së në leminë e arsimit që pritet të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2028:
Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori;
Rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%;
Përmirësimi i infrastrukturës fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore;
Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre;
Tekste falas për arsimin parauniversitar;
Rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë;
Negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit;
Certifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake;
Rritje të sigurisë në shkolla;