Rritja e të infektuarve nga koronavirusi, Serbia rikthen disa nga kufizimet

Rritja e të infektuarve nga koronavirusi, Serbia rikthen disa nga kufizimet

Qeveria e Serbisë rikthen masat e kufizimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se klubet e natës dhe kafenetë pa ambient të jashtëm do të mbyllen për dy javë nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Po ashtu do të mbyllen të gjitha konviktet studentore në Beograd.

Sipas Vuçiç problemi më i madh me Covid-19-en është në kryeqytet, ku ndodhen 82.5 për qind e të infektuarve. Presidenti paralajmëroi gjithashtu se nga e hëna, të gjithë ata që nuk mbajnë maska mbrojtëse në ambientet e mbyllura në Beograd do të gjobiten.


6 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa infektimet e reja ishin 359.  Që prej shpërthimit të pandemisë, vendi numëron mbi 15 mijë raste dhe 287 viktima.

Për shkak të rritjes së rasteve në ditët e fundit, disa qytete të Serbisë, përfshirë Novi Pazarin, Tutinin, Kragujevcin dhe Vranjën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Përkeqësimi i situatës, por edhe pretendimet se autoritetet e kanë fshehur bilancin real, ka bërë që shumë shtete të Bashkimit Europian, të heqin Serbinë nga lista e vendeve të sigurta, pavarësisht rekomandimit të BE, për t’i hapur kufijtë ndaj shtetasve të këtij vendi./A2/

Lexo edhe

Video

error: