Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, vjen reagimi i Shpend Ahmetit

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, vjen reagimi i Shpend Ahmetit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së fundit të rasteve me koronavirus në nivel vendi.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pas fushatës elektorate, askush nuk ka kredibilitet moral të kërkojë nga qytetarët mbyllje.


“Në një situatë hipotetike (larg qoftë, por me probabilitet të lartë), ku rastet me COVID arrijnë mbi 800 në ditë, do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushatë me tubime, si ka kredibilitet moral të kërkohet nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, shkruan Ahmeti.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 398 raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi. Në të njëjtën periudhë, janë shëruar 228 persona, derisa raste aktive janë 6.639. Që nga shpërthimi i epidemisë më 13 mars 2020, janë konfirmuar 66.380 raste pozitive, prej tyre 1.572 persona kanë vdekur.

Lexo edhe

Video

error: