Rritja e çmimeve, Meta: Qeveria të ndërhyjë urgjentisht

Rritja e çmimeve, Meta: Qeveria të ndërhyjë urgjentisht

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kritikoi qeverinë për faktin se nuk ka ndërhyrë për uljen e çmimit të karburanteve dhe për mungesën e miratimit të një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.


Sipas Metës, vendet e rajonit janë vënë në lëvizje, ndërsa Shqipëria ka ndërmarrë “zero” nisma.

“Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta. Maqedonia Veriore përgatit paketën ekonomike 400 milionë euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë. Kosova ndan 50 milionë euro subvencione në bujqësi. Kroacia heq akcizën e naftës. Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës. Qeveria të ndërhyjë urgjentisht për uljen e çmimit të karburanteve, miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë”, shkruan Meta. /A2

Lexo edhe

Video