Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave kishte rritje më të madhe edhe te tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) 29,97%. Po ashtu sipas raportit të ASK për muajin shkurt të këtij viti, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara shënoi rritje 23,11 për qind.
“Rritje pati edhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara, 19,08% krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Shkurt 2023)”, thuhet në Indeksin e qarkullimit të tregtisë me pakicë dhe numrit të të punësuarve shkurt 2024, krahasuar me shkurt 2023.
“Në muajin shkurt, Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve kishte rritje me te madhe te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje, 24,16%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, 23,25%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara, 20,49%, krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Shkurt 2023)”, thuhet në raport.