Rritet numri i udhëtarëve me aeroplan dhe zero transport të mallrave me tren
Lexohet për: 2 min.
Aeroporti Adem Jashari foto Jasir Zeqiri (56)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon për herë të parë statistikat e transportit dhe telekomunikimit, në baza mujore, për muajin janar 2023, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Sipas ASK-së, në muajin janar 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 808, ose 4.53% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 235 567, ose 21.36% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.

“Ndërsa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 6 505, ose  55.70% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, kurse sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte 0. Numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 194, ose 9.32% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq, në telefoninë mobile, në muajin janar 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 518 712, ose 3.64% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 272 733, ose 2.22% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024