Rritet çmimi i Robert Lewandowskit

Rritet çmimi i Robert Lewandowskit

Ballafaqimi i Barcelonës me Bayernin në merkato po bëhet gjithnjë e më interesant.

Gjiganti spanjoll tash e disa muaj po provon transferimin e Robert Lewandowskit, por ka hasur në një betejë të fortë me gjigantin gjerman.


Fillimisht ishte menduar se kjo tretativ do të mbyllej me lehtësi pasi lojtari kishte shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Bayerni, por situata vazhdon të mbetet e bllokuar, përcjellë KosovaPress.

Fillimisht u raportua se Barcelona kishte ofruar 30 milionë euro për sulmuesin polak, por Bayerni kërkonte më shumë.

Pak ditë më parë u zbulua kërkesa e Bayern Munichut për Lewandowskin e cila ishte 50 milionë euro. Por përditësimet që  vijnë nga Gjermania thonë se bavarezët tani kanë rritur kërkesën dhe duan 60 milionë nga Barcelona për sulmuesin polak.

Lexo edhe

Video