“KonSoni” nuk rrit çmimet, vezët vetëm 3 euro e 90 centë
Çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar rritje. Së fundmi, ka pasur rritje enorme të çmimit të vezëve, pasi që 30 copa vezë në treg tashmë kanë një çmim prej 5 euro e 20 cent. Çmime këto tejet të larta, krahasuar me standardin tonë.
Por, jo të gjithë tregtarët dhe prodhuesit e kanë shfrytëzuar rastin në këtë kohë të inflacionit, për të ngritur çmimet. Është kompania më e madhe në tregun kosovar për prodhimin e vezëve “KonSoni”, e cila vazhdon t’i mbajë çmimet e njëjta të vezëve, çmime këto të cilat nuk i ka lëvizur që ngafillimi i vjeshtes se vitit të kaluar. Andaj, të gjithë konsumatorët, të cilët duan vezë të freskëta dhe me çmime të volitshme, mund të drejtohen të “KonSoni”, për tu furnizuar me vezë me një çmim të përballueshëm për xhepin e tyre.
“KonSoni” vazhdon që në 27 pikat e saj sa i ka në të gjithë Kosovën, të mos ketë lëvizje të çmimeve. Tridhjetë copa vezë te “KonSoni”, kanë një çmim prej vetëm 3 euro e 90 centë dhe 4 euro e 20 euro. Menaxhmenti i Kompanisë “KonSoni”, thotë se kompania që ata drejtojnë nuk e ka shfrytëzuar rastin që në këtë kohë të ngritjes së çmimeve, t’i ngris çmimet e vezëve.
“Në pikat e “KonSonit” vezët janë 3.90 euro dhe 4.20 euro. Asnjëherë “KonSoni” nuk e ka shfrytëzuar momentin për rritje ekstreme të çmimeve. Në te gjitha pikat e “KonSonit”, që i kemi në gjithë Kosovën çmimet e vezëve janë 3 euro e 90 dhe 4 euro e 20, Ne nuk i kemi lëvizur çmimet as në nëntor, as dhjetor, as në janar”, thotë Sahiti, i cili po ashtu pohon se përveç konsumatorëve besnik që ka kompania, së fundmi është rritur numri i qytetarëve të cilët zgjedhin “KonSonin”, për tu furnizuar me vezë.
Kjo për shkak të çmimit, i cili nuk ka shkuar me trendin e rritjes, por dhe për shkak të cilësisë së produkteve që ofron.