Rritet çmimi i biletës së autobusit në linjën Prishtinë-Gjakovë

Rritet çmimi i biletës së autobusit në linjën Prishtinë-Gjakovë

Tanimë është rritur edhe çmimi i biletave. Sot është bërë e ditur që është rritur çmimi i biletës së autobusëve të linjës Prishtinë-Gjakovë.

Nga katër euro sa ishte, çmimi i biletës Prishtinë-Gjakovë është bërë pesë euro.


Kështu ka njoftuar kompania “Sharri” në një njoftim në “Facebook”.

“Njoftim: Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarëve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 €. Sharr”, thuhet në njoftimin e Sharr Travel.

Lexo edhe

Video