Ndonëse nga janari i këtij viti qytetarët e Kosovës po gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane, atyre u është hapur mundësia që të shëtisin në vende të ndryshme turistike.
Krahasuar me vitet paraprake, për vitin 2024, në agjencionet e fluturimeve, dukshëm janë rritur kërkesat për udhëtime. Ndërsa edhe kërkesat për destinacione të reja janë rritur jashtëzakonisht shumë.Ndërkaq për çmime të udhëtimeve thotë se janë të arsyeshme, pasi janë bërë edhe shumë kombinime të destinacioneve.
Kurse, destinacionet më të kërkuara sipas Ymerit, janë destinacionet për Evropë siç është Italia dhe Barcelona, si dhe Paris Disneyland, që janë tashmë më të frekuentuarat.
Ndryshe, përveç udhëtimeve turistike pas liberalizimit të vizave, në vazhdimësi është raportuar për emigrimin e qytetarëve nga Kosova.
Në fillim të këtij viti, instituti GAP përmes një ankete të realizuar me mbi 1 mijë qytetarë, ka thënë se në tremujorin e parë të vitit 2024, planifikohet që 28 për qind e qytetarëve të Kosovës, mbi moshën 18 vjeç të emigrojnë.