Rrihen katër persona në Ferizaj për shkak të një aksidenti

Rrihen katër persona në Ferizaj për shkak të një aksidenti

Katër persona mbrëmë janë arrestuar pasi që dyshohet se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur mes tyre, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili e kishte shkaktuar aksidentin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.


I sulmuari ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.

“Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video