Rrezikoi pjesëmarrësit në komunikacion, një muaj paraburgim për të pandehurin

Rrezikoi pjesëmarrësit në komunikacion, një muaj paraburgim për të pandehurin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj të pandehurit G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik.


Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar më datë 01 dhjetor, në orët e mbrëmjes në Prizren duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia e në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Publik, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që i pandehuri duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave në rrugë, i njëjti nuk i jep përparësi kalimi këmbësorëve që ishin duke kaluar në vendkalimin për këmbësor, ku me pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit e godet të dëmtuarin M.Gj., duke e hedhur në një distancë dhe gjatë ndaljes së automjetit i kalon sipër të dëmtuarit me rrotën e pasme të anës së djathtë, me ç’ rast i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën, me plagë të rënda në pjesë vitale të trupit, të cilat lëndime janë të konstatuara në raportin mjekësor

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga organet e ndjekjes dhe përgjegjësia penale, gjithashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri në zonë ku janë të shënjuar vendkalimet për këmbësorë drejton veturën me shpejtësi dhe rrezikon jetën e të dëmtuarit, arsyetojnë vendimin që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale me qëllim të parandalimit të ikjes së të pandehurit, zhvillimit normal të hetimeve dhe pengimin e përsëritjes të ndonjë vepre tjetër penale”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video