Rreth pesë të vdekur nga shpërthimi me bombë në kafenenë me tifozë për finalen e Euro 2024 në Somali
Lexohet për: 2 min.
shperthimi Somali
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një shpërthim me bombë pranë një kafeneje në Somali, ku njerëzit po shikonin finalen e Anglisë në Euro 2024 me Spanjën, ka lënë të paktën pesë të vdekur.

Policia tha se një makinë e ngarkuar me eksploziv shpërtheu pranë kafenesë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu. Të paktën 20 persona të tjerë u lënduan, sipas zëdhënësit të policisë, major Abdifitah Aden Hassa.

Njerëzit ishin brenda lokalit duke parë ndeshjen drejtpërdrejt nga Berlini në një ekran në atë kohë. Pamjet e vendit të ngjarjes tregojnë rrënojat e djegura të disa automjeteve dhe dëme të shumta në ndërtesa.

Shumica e viktimave ishin në rrugë në momentin e shpërthimit, shtoi një dëshmitar. Nuk dihet menjëherë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

Grupi kundërshton qeverinë federale të Somalisë, e cila varet nga mbështetja e trupave të huaja për të qëndruar në pushtet. Por Mogadishu ka qenë kryesisht paqësor gjatë muajve të fundit.

Kjo qetësi u prish të shtunën me një tentativë për të dalë nga burgu nga të burgosurit brenda një burgu në Mogadishu.

Në atë sulm, në të cilin u vranë të paktën tetë persona, të burgosurit e dënuar për rolet e tyre në sulmet e al Shabaab shkëmbyen zjarr me rojet përpara se të vriteshin.

Qeveria e Somalisë po kryen një ofensivë të profilit të lartë kundër grupit ekstremist, i cili kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë qendrore dhe jugore dhe që SHBA e ka përshkruar si një nga organizatat më vdekjeprurëse të Al Kaedës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025