Rreth 8.900 raste të raportuara përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”

Rreth 8.900 raste të raportuara përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më sot përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” janë raportuar rreth 8.900 raste që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit.

Aplikacioni është lansuar kohë më parë me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit, komunikimin e ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës.


Ky aplikacion/platformë mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht.

Raportimi nga ana e qytetarëve përmes këtij aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet dhe anonimitet të plotë.

Lexo edhe

Video